Atletiko në hall, dëmtohen dy titullarë

0

Atletiko e Madridit arriti të kualifikohej për në gjysmëfinalet e Europa League, edhe pse u mund në Lisbonë nga Sportingu, por në sfidën e së enjtes mori dy lajme mjaft shqetësuese. Sulmuesi Diego Kosta dhe mbrojtësi Lukas Hernandez u dëmtuan dhe tashmë trajneri Diego Simeone është në ankth, sepse nuk ka shumë alternativa. Lukas, titullar fiks këtë sezon, u zëvendësua në pushim për shkak të një traume të fortë në fytyrë. Kosta doli pak pas startit të pjesës së dytë, pasi pësoi një dëmtim në gjurin e majtë.

Në janar Atletiko shiti Nikolas Gaitan, Janik Karrasko dhe Augusto Fernandez, të cilët shkuan në Kinë, ndërsa nuk bleu askënd, ndaj skuadra u zvogëlua ndjeshëm dhe tani e tutje, nëse lojtarët e dëmtuar do të mungojnë gjatë, do të afrohen në ekipin e parë shumë të rinj, mes të cilëve Keidi Bare, i cili kohët e fundit është stërvitur me ekipin e parë, por nuk ka zbritur në fushë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.