Asnjë tifoz nuk ka shansin e grumbullimit! Policia reagon për Tirana-Partizani: Monitorim edhe në lokale

Në ndeshjen e fundit të Tiranës me Kukësin, atje ku bardheblutë mund të siguronin titullin kampion, tifozët nuk mund ta braktisnin ekipin e zemrës. Për këtë arsye janë grumbulluar afër stadiumit dhe jehona është dëgjuar edhe brenda fushës nga ana e futbollistëve, duke e pasur mbështetjen, pavarësisht se luhej pa tifozë.

Gjithsesi, kjo histori nuk do të zgjaste për shumë minuta pasi Policia do të ndërhynte për shpërndarjen e turmës. Gjithashtu do të kishte edhe procedime për të pabindurit që nuk i’u bindën urdhërave.

Nëpërmjet një njoftimi për derbin Tirana-Partizani, Policia e Shtetit siguron se nuk do të ketë asnjë grumbullim të tifozëve për ndeshje derbi që të evitohet përhapja e pandemisë. Madje do të monitorohen me kujdes edhe lokalet që do të kenë grumbullime të sportdashësve për të ndjekur këtë derbi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *