U dëmtua në organet gjenitale/ Mjeku tregon sikletin: Nuk e thotë askund si mjekohet, nuk doja të ishte i pari…Steven Gerrard

0

Në vitin 2014 teksa luante me Liverpulin, Steven Gerrard ka pësuar një dëmtim në organet gjenitale teksa ishte duke luajtur në “FA Cup” ndaj Bournemouth. Gjendja dukej serioze dhe personi i parë që duhej të zgjidhte problemin ishte mjeku i ekipit, Andrew Masey. Ky i fundit ka kujtuar në një intervistë për “The Sun” momentin e sikletshëm që ka kaluar.

“Stevie erdhi te unë në fundin e ndeshjes dhe më tha: “Doktor, duhet t’i hedhësh një sy kësaj. E shoh dhe kishte gjak kudo. Mendova: “Uau, ky duhet të jetë lënduar me të vërtetë. Po përpiqesha të mendoja sërish, por në trajtimin tonë mjekësor nuk thuhet askund sesi mjekohen organet gjenitale. Thashë me vete: “Nuk dua që për herë të parë të provohet me Steven Gerrard”.

Ndërkohë vetë legjenda e Liverpulit e kujton me shumë humor këtë moment: “Shpresoja se nuk isha duke i thënë lamtumirë një miku të vjetër. Mund të them se doktori nuk po ndihej fare rehat që po e bënte punën. Pastaj e imagjinoni vetë sesa shaka janë bërë në dhomat e zhveshjes me mua. Një “bandë” futbollistësh janë njerëz e fundit që dëshironi të diskutoni ndërsa keni një problem të tillë”, ka thënë Gerrard. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.