Arsenali nuk i gëzohet kualifikimit të Uruguajit, fajin e ka Torreira!

Shumë pak u kanë gëzuar për kualifikimin e Uruguajit, ndërsa në “partinë” e të pakënaqurve është edhe… Arsenali. Motivi? Gjendet te Lukas Torreira, futbollisti në pronësi të Sampdorias, që duhet të transferohet gjatë kësaj vere në Londër, por që zyrtarisht ende nuk ka ardhur firma.

Nuk ka të bëjë me çmimin, pasi Sampdoria dhe Arsenali kanë gjetur gjuhën e përbashkët për thuajse 25 milionë sterlina, pra gati 35 mln euro. Torreira ishte protagonist ndaj Portugalisë, duke u bërë i pakalueshëm në mesfushë. Tabarez i ka dhënë një vend titullari, edhe pse vetëm 22 vjeç.

Por, Arsenali tashmë duhet të presë dhe kryqëzojë gishtat që një dëmtim të mos prishë gjithçka. Në fakt, Torreira ishte gati të kryente vizitat mjekësore në Rusi, por stafi mjekësor i londinezëve ka vendosur të presë pas Botërorit, për të kryer të gjitha kontrollet në Angli. Më pas, firma!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *