Arbitri manipulonte ndeshje prej vitesh, FIFA u kujtua në 2017

0

Vitin e shkuar bëri bujë vendim i FIFA-s, që përjashtoi përjetësisht arbitrin ganez Xhozef Lamptej, për shkak se ky i fundit dha një penallti absurde në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës mes Afrikës së Jugut e Senegalit.

Senegalit iu dha një penallti kundër për një prekje me dorë, që në fakt dukej qartë që ishte prekur me gju, ndaj Senegali protestoi ashpër dhe kërkoi ndërhyrjen urgjente të FIFA-s.

Pas një hetimi të gjatë, FIFA arriti në përfundimin se arbitri nën akuzë ishte pezulluar më parë për arbitrim të dobët dhe përjashtimi i tij lidhej me ndeshje të dyshimta në 6 vitet e fundit.

Lamptej kishte një mesatare penalltish shumë më të lartë se kolegët në Afrikë dhe si rastësisht, në ndeshjet ku ai gjykonte, shpesh para penalltive plasnin bastet për një apo më shumë gola.

Lidhja është e qartë: bastvënësit ishin në dijeni të asaj që do të ndodhte dhe fluksi i basteve bëhej anormal pikërisht para vendimeve të arbitrit. Edhe në rastin e sfidës së Senegalit, shenja 3+ u bombardua dhe Afrika e Jugut fitoi 2-1.

Në vitin 2012 Portugalia luajti një miqësore në Gabon, duke barazuar 2-2, me 3 penallti të dhëna gjatë ndeshjes dhe një gol fantazmë, me topin që nuk e kaloi vijën fatale, por arbitri ndryshoi vendim pas protestave të ashpra të Portugalisë dhe këshillës së anësorit.

Avokatët e arbitrit deklaruan në CAS se gabimet ishin njerëzore, por lidhja e ndeshjeve të dyshuara me bastet anormale ishte tepër e qartë për të shfajësuar arbitrin, ndaj CAS konfirmoi përjashtimin e tij nga futbolli.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image