Laçi rinis grumbullimin, sytë edhe nga infermieria

Skuadra e Laçit ka bërë mjaft mirë në 16 javët e para dhe synon që t’u japë një tjetër leksion skuadrave të tjera, duke ju treguar se nuk duhet harxhime pa fund për të arritur kreun. Skuadra e Gentian Mezanit ka arritur që të renditet në vendin e 3-të me 27 pikë. Përgatitjet vijojnë me intensitet dhe skuadra pas dy ditëve që nuk ka qenë në grumbullim i është rikthyer ditën e djeshme. Pas takimit miqësor me Dinamon, stafi teknik i la të lirë lojtarët, për t’u grumbulluar ditën e djeshme. Me dy seanca në ditë dhe me përqendrim maksimal bardhezinjtë po punojnë maksimalisht që pjesa e mbetur e sezonit t’i gjejë gati.

INFERMIERIA

Laçi organizoi dhe një miqësore javën e shkuar, por ajo që ra në sy ishte fakti se kishte disa mungesa. Në këtë takim nuk u aktivizuan lojtarë si Bardhi, Eskerda, Lushkja e Rexhinaldo, të cilët kanë pasur probleme të vogla fizike, por asgjë shqetësues, pasi pritet të jenë plotësisht gati tashmë për trajnerin Mezani, për ndeshjen e javës së 17-të. Laçi siç dihet e ka mbyllur merkaton dhe tashmë pret vazhdimin e kampionatit, kjo pasi përgatitjet po shkojnë në rrugë të mbarë dhe skuadra po arrin formën optimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online