Nica: Pres një sulmues, kemi probleme

Trajneri i Teutës, Stavri Nica, foli për RTSH-në pas fitores 0-1 kundër ekipit të Osmaniesporit, duke vlerësuar skuadrën e tij për paraqitjen. Ai beson se me kalimin e kohës ekipi do të fitojë më shumë dëshirë dhe agresivitet. Tekniku dëshiron që skuadra të marrë vetëm një tipar të tijin: agresivitetin. Në 5 fjali, 63-vjeçari e përmend shumë fjalën ‘agresivitet’, por ndvrkohë e pranon se i duhet sulmues.   

FAZA PËRGATITORE – Nica i bën dhe një rishikim të shpejtë edhe grupit të lojtarëve të tij. Ai e pranon se ka nevojë për përforcime, por numri një i stolit shfaqet optimist. 63-vjeçari ka detyrën e vështirë të shpëtojë Teutën nga “bataku” ku është futur këtë sezon. “Në mënyrën se si po shkon stërvitja, skuadra duket shumë e impenjuar. Strategjia është të jemi një skuadër agresive. Ne po mundohemi të përshtatim lojtarët e rinj që na janë bashkuar. Besoj se ata që do të vijnë do jenë lojtarë akoma më agresivë”.

MERKATO – Sulmi i Teutës nuk ka shënuar aq shumë sa ka shpresuar Nica, pasi në 16 ndeshje ka shënuar 18 gola. Numri një i stolit i ka kërkuar presidentit të ndërhyjë në merkato për afrimin e një sulmuesi tjetër.Në pjesën e dytë dhamë shenja pozitive drejt agresivitetit, por shpresojmë që të jemi akoma më mirë. Pres një sulmues në merkato, pasi e shoh që kemi probleme. Besoj se duhet të afrojmë edhe një sulmues”, – përfundon Nica, në prononcimin e tij për RTSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online