Anglia fiton Kupën e Botës

0

Pas 51 vitesh “errësirë”, Anglia është Kampione Bote. Nuk është ekipi i parë, fatkeqësisht, por 20-vjeçarët e drejtuar nga Pol Simpson kanë çuar në Angli një trofe botëror, duke hyrë në histori.

Bëhet fjalë për një triumf me shumë vlerë për një grup të shkëlqyer lojtarësh, që mund të transformohen në të ardhmen e futbollit anglez.

Dominik Kalvert-Ljuin u bë heroi i fitores 1-0 në finalen kundër Venezuelës, duke shënuar golin e fitores, por edhe portieri Fredo Udman ishte heroik, duke pritur një 11-metërsh në pjesën e dytë e duke ruajtur avantazhin anglez.

Venezuela ka zhvilluar një Botëror fantastik dhe në finale nuk pati as fatin me vete, sepse humbi 11-metërsh dhe goditi edhe traversën në pjesën e parë, por triumfi anglez nuk diskutohet dhe jo më kot në rrugën e vet Anglia mposhti Korenë e Jugut, Kosta Rikën, Meksikën dhe Italinë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image