Ana e errët e derbit, 66 ulëset e thyera e çojnë çështjen në Policinë e Shtetit

Derbi i kryeqytetit përveç atmosferës pozitive, lojës së bukur si dhe mesazheve mjaft emocionuese dhe që shprehnin solidaritet nga të dy anët e tifozerive, pati edhe pjesën e vetë të errët. Raportimi i drejtorit të sigurisë së stadiumit “Air Albania” bën me dije se 66 ulëse janë dëmtuar totalisht.

Sipas “RTSH”-së, ky relacion është dorëcuar në Policinë e Shtetit dhe në 66 stolat e dëmtuar, 51 i përkasin sektorit jugor ndërsa 15 të tjerët tribunës “Fatmir Frashëri”. Ndërkohë FSHF i ka dorëzuar gjithë inspektimet e saj në polici dhe kërkon që përgjegjësit e këtij akti të ndëshkohen ashtu siç ligji e përmban./Sport Ekspres/