Allkanjari ikën nga Lushnja, Egnatia në “sfond”

0

Sulmuesi ka tërhequr letrat dhe është lojtar i lirë. E konfirmon vetë për gazetën. Dy oferta për të, por rrogozhinasit më pranë

Arjan Likja

Arbër Allkanjari, 27-vjeçari lushnjar, nuk do të jetë më pjesë e  verdhejeshilëve. Këtë lajm e konfirmon për “Sport Ekspres” vetë sulmuesi shtatlartë, i cili sa duket nuk e ka parë veten në planet e stafit teknik për një vend titullari. Përveç se me Lushnjen, Allkanjari ka luajtur edhe me Dinamon dy sezone më parë, ndërkohë që  aktualisht do të tentojë shtegtimin për një eksperiencë të re.

DEKLARATA – Allkanjari pohuar për gazetën se tashmë është lojtar i lirë dhe ndaj tij kanë shkuar dy oferta dhe shumë shpejt do të zgjedhë ekipin e tij të re. Sigurisht nuk mungon edhe një falënderim dhe urim për Lushnjen në Superiore. “Që nga dita e sotme jam lojtar i lirë”, është shprehur fillimisht shtatlarti lushnjar, që më tej shtoi: “Me pak fjalë nuk do të jem më pjesë e Lushnjes në këtë sezon futbollistik. Vazhdimin e karrierës time do ta kërkoj në një ekip tjetër. Jam duke studiuar dy oferta nga ekipe të Kategorisë së Parë dhe më duhet të vendos shumë shpejt, në mënyrë që të filloj fazën përgatitore atje ku do të sistemohem. I uroj Lushnjes suksese në rikthimin e saj në Superiore, duke dëshiruar një paraqitje dinjitoze të ekipit në këtë sezon futbollistik”, ka përfunduar Allkanjari, i cili me shumë mundësi do të jetë pjesë e ekipit të Egnatias, që sivjet do të garojë në Kategorinë e Parë.

AFRIMET – Lushnja ka ruajtur pjesën më të madhe të lojtarëve nga sezoni i shkuar, ndërkohë që ka pasur edhe afrime. Drejtuesit e klubit po punojnë pa bujë, duke rikthyer në skuadër dy lushnjarë si Bejte e Pepa, lojtarë me eksperiencë në Superiore dhe që mund t’i shërbejnë stafit teknik me në krye trajnerin Bano. Gjithashtu edhe afrimi i të rinjve Bitri e Qejvani e bën edhe më të plotë kontingjentin e futbollistëve, që pritet të pasurohet edhe me disa të tjerë në ditët në vijim. Sa i takon përgatitjeve, ato kanë vijuar edhe ditën e djeshme, teksa trajneri Bano ka pasur mundësin të shohë ekipin e tij në një ndeshje kontrolli. Javën e ardhshme mund të shihet mundësia e gjetjes së ndonjë kundërshtari për miqësore, për të parë më mirë gjendjen e skuadrës në këto momente.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image