Akuza për televizionin, “Tirona Fanatics” reagojnë për derbin me Partizanin

Derbi i kryeqytetit do të luhet ditën e premte në stadiumin “Air Albania”, ndërsa ditën e sotme janë bërë publike edhe çmimet e biletave. Por organizimi i kësaj përballjeje ka sjellë pakënaqësi në grupimin e tifozëve të Tiranës, “Tirona Fanatics”. Këtë të fundit kanë reaguar me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare të “Facebook”, ku shprehin rezervat e tyre në drejtim të klubit të Partizanit dhe të Digitalbit.

Sipas tifozëve të bardhebluve, gjithçka është vendosur vetëm 48 orë para nisjes së ndeshjes, duke nisur që nga stadium, biletat apo edhe ndarja e tribunave. Megjithatë, “Tirona Fanatics” konfirmojnë praninë e tyre, duke u shprehur se do të jenë në shkallët e “Air Albania” për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës./Sport Ekspres/