Abazaj-Gavazaj funksionojnë për herë të parë, Kukësi mund Tiranën dhe koha e së vërtetës

Përmbledhja e ndeshjes, Kukësi-Tirana 2-1

90’+5′ Mbyllet takimi. Abazaj gjeti golin e parë dhe Gavazaj me pasimin fantastik për Shkurtaj. Vjen humbja e parë e Tiranës. Koha e së vërtetës, për të parë reagimin e bardhebluve pas kësaj disfate,

90’+2′ Musolli e tepron me një ndërhyrje direkte në këmbët e Torasës. Ka edhe një kontakt fizik me lojtarin e Tiranës. Ia hedh me një të verdhë.

90′ Ka 5 minuta shtesë.

89′ Muçi godet fortë nga distanca, por ishte qendrore për Xhikën.

80′ Kobina ngushton diferencat dhe ngjall shpresën te bardheblutë. Ngo bën gjithçka mirë mes dy kundërshtarëve dhe falë pasimit fantastik, këtë herë Kobina nuk gabon për të gjetur rrjetën.Kukësi-Tirana 2-1

70′ Bie disi ritmi i lojës, ndërsa verilindorët e kanë “vrarë” ndeshjen me dy golat të shpejt me nisjen e pjesës së parë dhe atë të dytë.

61′ Ngo rrëzohet në zonë pas një krosimi nga krahu i djathë i Kobina dhe kërkon me ngulm një penallti, por kryesori i takimit nuk ndan të njëjtin mendim.

51′ E pabesueshme ajo që humbet Kobina. Ngo ishte i papërmbajtshëm në krahun e majtë, ndërsa Kobina që ishte me portën e boshatisur, ka bërë më të vështirën, duke nxjerrë topin jashtë.

49′ Pasim brilant nga ana e Gavazajt nga brenda zone, e nxjerr Shkurtaj me portën e boshatisur. Sulmuesi i verilindorëve e dërgon me kokë topin në rrjetë. Kukësi-Tirana 2-0

46′ Nis e dyta.

45’+1′ Përfundon e para. Kukësi-Tirana 1-0

45′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 1 minutë shtesë.

35′ Miqtë vazhdojnë me aksionet e shumta për të kthyer baraspeshën, por bardheblutë rezistojnë ende.

30′ Në fushë po luan vetëm Tirana, që kërkon me ngulm golin e barazimit. Hasani kroson bukur për Kobina, por gjuajtja e tij me kokë nuk është e kordinuar mirë.

27′ Tirana kërkon barazimin dhe këtë herë është Ngo që kërkon të bëj gjithçka vetë. Gjuajtja e tij nga afër zonës shkon në duart e Xhikës, duke shpërdoruar një moment të artë.

21′ Moment i artë i Kobina që tenton spektaklin para portës kundërshtare, por Xhika bën mrekullinë.

17′ Gol i bukur nga ana e Abazajt. Lë mbrapa dhe nxjerr huq rrëshkitjen e Osmanit me një lëvizje dhe dërgon topin në rrjetë. Kukësi-Tirana 1-0

6′ Bakaj nuk tregon siguri pas gjuajtjes së Limës nga dotija e dënimit, por ia hedh paq.

1’ Nis takimi. Topin e parë e nisin miqtë.

Përpara ndeshjes

Kukësi do të përballet ndaj Tiranës, për të mbyllur javën e pestë të kampionatit në Superiore. Një përballje mes dy ekipeve pretendente, që luftojnë për titullin kampion.

Sa i përket formacioneve zyrtare, Duro ka mungesën e Mustës dhe pjesa tjetër është ajo e pritshme. Vangjeli e ka nisur për herë të parë si titullarë, ndërsa vlen të theksohet edhe aktivizimi i Halilit nga minuta e parë ndaj Kukësit. /Sport Ekspres/

Kukësi: Xhika, Maliqi, Obanor, Teqja, Kitanovski, Limaj, Musolli, Rroca, Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj.

Tirana: Bakaj, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari, Kale, Batha, Hasani, Kobina, Halili, Ngo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *