174 milje për të takuar tifozin special, mesfushori surprizon djaloshin

0

Zhorzhinio Vijnaldum dhe Liverpuli i tij po bëjnë paraqitje fantastike këtë fillim sezoni. Në Premier Ligë, “The Reds” numërojnë 6 fitore në po kaq ndeshje dhe janë të vetëm në udhëheqje të ligës angleze.

Pikërisht Vinajldum, i cili në sfidën e fundit u zëvendësua për herë të parë këtë sezon në Premier Ligë, ka menduar ti bëjë një surprizë fansit të tij më të madh. Mesfushori holandez ka udhëtuar për plot 174 milje drejt veriut të Anglisë, për të shkuar drejt Njukasëllit, ku dhe jeton fansi i tij.

Djaloshi i ri është shprehur mjaft i emocionuar dhe thotë se çdo gjë që po përjeton i duket një ëndërr. Tifozi special i mesfushorit, është nga Njukasëll dhe menaxhon faqen më të madhe në rrjetet sociale të fansave të Vijnaldum. 27-vjeçari përveç surprizës së takimit me djaloshin, gjithashtu ka menduar dhe ti dhurojë fanellën e Liverpul me emrin e Vijnaldum në shpinë. Një gjest me të vërtetë për tu vlerësuar nga holandezi i Liverpul.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.