Berluskoni merr 100 për qind të Monzës, por nuk është president!

Silvio Berluskoni ka marrë në zotërim 100 për qind të aksioneve të Monzës. Kjo është e reja më e fundit që vjen nga “Fininvest”, kompania në pronësi të familjes së ish-kryeministrit, e cila ka blerë të gjithë kuotat e klubit të Serisë C italiane. Negociatat nisën me objektivin për të blerë 75 për qind të aksioneve, ndërsa më pas pjesa që do të zotëronte “Kavaljeri” u rrit në 95 për qind.

Në total, operacioni për rikthimin e Berluskonit në futbollin e luajtur, ka arritur shifrën nga 2,5 milionë deri në 3 milionë euro. Të premten, më datë 28 shtator, është parashikuar edhe mbyllja e bisedimeve dhe prezantimi i pronarit të ri të Monzës përpara mediave.

Edhe pse ekipi do të kalojë në pronësi të plotë të Berluskonit, pronari aktual Nikola Kolombo do të mbetet president i klubit. “Është një nder që t’a mbaj këtë detyrë, pavarësisht se nuk do të zotëroj kapitalet e klubit”, deklaroi Kolombo. “Ky është një vlerësim për atë që kam bërë për Monzën në të kaluarën dhe për atë që mund të jap ende”.

Me blerjen e Monzës nga Silvio Berluskoni, klubit do t’i bashkohet edhe një tjetër emër shumë i njohur i futbollit italian. Adriano Galiani, njeriu që ka qëndruar gjithmonë pranë ish-presidentit historik të Milanit, do të jetë sërish krahu i tij i djathtë, në rolin e administratorit të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online