10 talentet më të mira të “Premier League”! Sa larg mbërrin Armando Broja, pushton të gjitha vlerësimet

0

Armando Borja është një emër që po sjell krenari për të gjithë shqiptarët. Vetëm 18 vjeç dhe ia ka dalë të bëjë edhe debutimin e tij në një nga kampionatet më të fortë në botë, Premier League, ku është pjesë e një klubi të madh si Chelsea. Shkëlqimi me ekipet zinxhirë nuk është lënë pa u vënë re, sidomos kur në stol është një trajner si Lampard që theksin e vë te të rinjtë.

Vlerësimet për Brojën me të drejtë nuk kanë munguar, teksa sulmuesi shqiptar mbërrin larg falë talentit të tij. “10 yjet më të rinj në Premier League këtë sezon”, është titulli i artikullit të medias “Kick off”. Një listë kjo në të cilën e sheh veten edhe lojtari kuzezi. Kështu media në fjalë përmend 10 talentet më të rinj sa i përket moshës që arritën të debutonin këtë sezon në elitën e futbollit anglez, duke hedhur një hap të madh në karrierën e tyre, ndërsa shihen si talente te të cilët pritet shumë për të ardhmen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.