Zyrtarizohet Vrsaljko te Interi, hapa përpara për Vidal, Atletiko i merr Napolit… “lojtarin”

Tashmë është zyrtare. Sime Vrsaljko është një futbollist i ri i Interit. E lajmëron Atletiko Madrid. Futbollisti mbërrin te Interi me formulën e huazimit prej 6,5 mln euro dhe 500 mijë euro kontribut solidariteti, me të drejtë të fiksuar për 17,5 mln euro.

Do të zbarkojë sonte, ora 23:00, në Malpensa. Sakaq, Atletiko zyrtarizon edhe zëvendësuesin, kolumbianin Arias, që vjen nga PSV. E donte edhe Napoli, por interesi i Atletikos ishte më i fortë.

Ndërkohë, thuajse afron edhe akordi për Arturo Vidal. Kileni ka shprehur dëshirën për t’u veshur zikaltër, teksa Bajerni, pasi do t’i ka rinovuar kontratën deri në vitin 2020, do ta japin te Interi me një total prej 22 mln eurosh mes huazimit dhe blerjes.

Shifër shumë e ulët në krahasim me 30 mln eurot e kërkuara në mbledhjen në Frankfurt mes gjermanëve dhe Piero Auzilios.

Për ish-juventinin, sakaq, gati firma për 3 vjet me 4,5 mln euro në vit. Mund të kryejë në Mynih një pjesë të vizitave mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online