Borusia Dortmund e ka nisur vrullshëm merkaton e verës, me verdhezinjtë që kanë siguruar një blerje të bujshme. Niko Shulc do të jetë pjesë e Dortmundit sezonin e ri, me drejtuesit nga “Iduna Park” që kanë shpenzuar plot 27 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Paraqitjet e këtij sezoni kanë qenë fantastike për 26-vjeçarin, i cili përveçse ka bërë mirë me fanellën e Hofenhajmit, ka mahnitur dhe me Kombëtaren e Gjermanisë.
? #SCHUUULZ pic.twitter.com/M61c6cEgYK
— Borussia Dortmund (@BVB) May 21, 2019
Shulc aktivizohet si mbrojtës i majtë, teksa Hofenhajmi pas shitjes së Demirbajt për 28 milionë euro te Leverkuzeni, bën një tjetër “biznes” fitimprurës, teksa Shulc u ble nga Gladbahu për vetëm 3 milionë euro.