Zyrtarizohen tre finalet e Armando Brojës me Chelsean, ja datat kur sulmuesi shqiptar do të zbresë në fushë për të bindur Tuchel

Armando Broja ka rezultuar me COVID dhe sipas të gjitha gjasave e ka humbur ndeshjen e parë të Shqipërisë kundër Islandës. Megjithatë Reja po e pret sulmuesin që t’i bashkohet Shqipërisë në ndeshjen tjetër, atë kundër Israelit. Mbetet të shihet nëse Broja do të kthehet për të dhënë kontributin e tij me Kombëtaren në Ligën e Kombeve.

Nga ana tjetër, sulmuesi është në fazë vendimtare te Chelsea. Tuchel i ka dhënë një shans në miqësoret përgatitore për sezonin e ardhshëm, ku do të vendos përfundimisht të ardhmen e tij. Deri tani janë zyrtarizuar tre miqësoret e para të Chelsea. Në datën 16 korrik do të luhet nga Club America, në datën 20 korrik do të luhet me Charlotte dhe në datën 23 korrik ndaj Arsenal. Deri tani këto janë ndeshjet miqësore të zyrtarizuara dhe nuk përjashtohet që londinezët të kenë edhe disa takime të tjera përgatitore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *