“Doja ta mundnim Kukësin më thellë”! Dikur festuan të gjithë, parandjenja e frikshme e Adilit: Mund të ndikojë në fund

Vllaznia nuk ka arritur që ta sigurojë Europën nëpërmjet kampionatit. Shkodranët e bënë punën e tyre ndaj Kastriotit duke fituar me shifrat 1-3, por nga ana tjetër Tirana humbi ndaj Kukësit me rezultatin 2-3. Për këtë arsye janë verilindorët që renditen në vendin e katërt mbi Vllazninë, për shkakun e golavarazhit më të mirë në ndeshjet direkte ndaj shkodranëve, pavarësisht se kanë të njëjtën kuotë pikësh.

Në këtë mënyrë, fitorja e Kupës nga ana e Vllaznisë ndaj Laçit është e vetmja rrugë sesi mund të gjendet Europa. Adili e kishte një parandjenjë të tillë dhe e ka thënë në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” pak kohë më parë. Kur të gjithë iu gëzuan te Vllaznia asaj fitore dramatike ndaj Kukësit falë golit të Cobës, mbrojtësi ishte më i ftohtë. “Do të më gëzonte tre pikëshi ndaj Kukësit nëse do të fitonim me më shumë gola diferencë pasi jemi -1 gol diferencë me Kukësin në ndeshje direkte dhe shpresoj të mos ndikoj në të ardhmen”, tha Adili, që frika iu kthye në realitet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online