Vllaznia e Shkodrës duket se do të vazhdojë punën e nisur në sezonin që kaloi, ku u shpall kampione e Kupës së Shqipërisë si dhe nënkampione e Superligës së Shqipërisë. Ditën e djeshme, veriorët kanë zyrtarizuar blerjen më të re të skuadrës. Bëhet fjalë për sulmuesin maqedonas Fahrudin Djurdjeviç, i cili do t’i bashkohet skuadrës së Vllaznisë në Podgoricë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqa zyrtare e Vllaznisë në një komunikatë si më poshtë: ” KF Vllaznia bën të ditur se mbrëmjen e sotme ka arritur marrëeshjen me sulmuesin Fahrudin Djurdjevic. Ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë për sezonin e ardhshëm dhe do të bashkohet me të nesër në Podgoricë për të udhëtuar sëbashku më pas drejt Zllatiborit për stërvitje. Djurdjevic është 29 vjeç dhe përpos aktizimit në kampionatin maqedonas, ka luajtur edhe në kampionate të tjera dhe me eksperiencën e tij pritet të jetë një element i rëndësishëm për Vllazninë si në ndeshjet europiane ashtu edhe në sezonin e ri të futbollit shqiptar.
Welcome Fahrudin Djurdjevic!”