Zyrtare/ “Zoti“ qendron me “djajtë“, Zlatan Ibrahimoviç do të jetë i Milanit edhe në moshën 40-vjeçare

Tashmë gjithçka është zyrtare. Negociatat kanë përfunduar dhe i vetëquajturi “Zoti” i futbollit preferon të qendrojë edhe një tjetër sezon pranë “djajve”. Zlatan Ibrahimoviç ka rinovuar kontratën me Milanin dhe do të jetë i kuqezinjve edhe në moshën 40-vjeçare. Lajmin e bën të ditur vetë klubi italian që njofton për zgjatjen e kontratës përmes faqes së vetë zyrtare.

“AC Milan ka njoftuar se Klubi ka zgjatur kontratën e Zlatan Ibrahimoviç. AC Milan është Klubi për të cilin Zlatan ka luajtur më shumë në Itali. Pasi shënoi 84 gola në 130 paraqitje me Rossonerët, sulmuesi suedez do të vazhdojë të veshë fanellën kuqezi sezonin e ardhshëm“, njofton klubi i Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *