Zyrtare, Zamparini shet Palermon për vetëm 10 euro

Zbulohen fakte të reja rreth shitjes së klubit të Palermos. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, të shpërndarë nga zirozët, konfirmohet se klubi nuk është më në pronësi të Mauricio Zamparinit.

“Palermo njofton se në mbrëmjen e 30 nëntorit 2018, u nënshkrua ndryshimi 100 për qind i pronësisë së klubit. Gjatë javës së ardhshme është parashikuar takimi i përfaqësuesve të drejtuesve të rinj nga Londra me skuadrën”.

Zamparini nga ana e tij, përshëndeti klubin, lojtarët dhe tifozët nëpërmjet një letre: “Me një lëmsh në fyt, por duke menduar për të ardhmen e klubit dhe për tifozët, vendosa ta shes Palermon. Kishim kërkuar prej kohësh të gjenim pronarë të rinj, më të fortë ekonomikisht, për të vijuar punën që kisha nisur”.

“Përveç klubit të Palermos, të cilin e shita për çmimin simbolik 10 euro, pronarëve të rinj i’u shit edhe kompania Mepal, e cila zotëron markën e klubit. Pronarët e rinj kanë detyrimin e shlyerjes së huasë me vlerë 22,8 milionë euro. Me hidhërim të thellë dhe shumë dashuri, ju përshëndes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online