Ergis Mersini ka vendosur, karriera e tij do të vazhdojë te Vllaznia. Mbrojtësi nga Gjirokastra, i cili në vitin 2017 luajti për Flamurtarin, tashmë është bërë zyrtarisht pjesë e klubit shkodran, aty ku trajneri Gjoka e kërkonte me ngulm, për të “blinduar” krahun e majtë të mbrojtjes.
29-vjeçari ishte titullar fiks sezonin e shkuar në Vlorë, që kur u transferua në janar, por këtë sezon Duro ka preferuar Mustën, ndaj e ka lënë të mirë Mersinin, në rast se ky dëshironte të luante rregullisht.
Pas Sukajt dhe Sedat Berishës, Mersini bëhet përforcimi i tretë i Vllaznisë, ndërsa tani pritet edhe një qendërmbrojtës, që me shumë gjasa do të jetë Renato Malota.