Demi: Më vjen turp për Gjirokastrën. Duka, vështirë të mundet

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, feston sot ditëlindjen dhe ka lëshuar një intervistë në “Top Channel”, ku ka bërë një bilanc të këtij sezoni dhe ka folur për humbjen e turpshme në Gjirokastër. Ndërkaq, vëmendje e madhe për zgjedhjet e ardhshme në FSHF.

ECURIA E DOBËT – “Në këto vitet e mia kjo është situata më e turpshme për Partizanin dhe më e vështirë. Megjithatë mendojmë sikur tani jemi futur në shina për të rikuperuar kohën e humbur.

HUMBJA NDAJ LUFTËTARIT – “Ndeshja e Gjirokastrës është maskaradë, edhe sot kur e kujtoj nuk di çfarë të them. Nuk mund të them nëse ka pasur poshtërsi apo jo, se pa fakte nuk mund të flas. Për zërat që kam dëgjuar në ka vërtetësi, sot jemi në një kohë ku kontrollohet e verifikohet gjithçka. Domethënë atë ditë ishte një skuadër pa karakter, sot kur e kujtoj më vjen turp.

TITULLI 2015-2016 – “Titulli nuk mund të rri në sirtarin e federatës. Duhet ta marrë vendi pasardhës. Aq më tepër që ne u transferuam nga UEFA, jo nga federata, në Champions League”.

ZGJEDHJET NË FSHF – “Ne si Partizan nuk kemi asnjë kandidaturë. Por do të shohim cilët do të jenë kandidatët dhe unë e kam thënë edhe herë të tjera, do të shoh dhe do të votoj për platformën më të mirë për futbollin shqiptar kushdo që të jetë, ky president që është apo ndonjë kandidat tjetër.

DEMI KANDIDAT? – “Më kanë thënë edhe më parë disa miq të mi që të kandidoja për president, dikur s’kisha lidhje me futbollin fare. Por nuk mund të kandidoj edhe pse kam shumë dëshirë të bëj gjëra të mira për vendin tim. Tani kam edhe konflikt interesi, pastaj edhe presidenti aktual është shumë i fortë, vështirë të mundet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online