Zyrtare: Ventura i rikthehet futbollit, firmos për dy vite me Kievon

Xhampiero Ventura vuajti shumë eliminimin e Italisë nga Botërori i Rusisë dhe kritikat ndaj ish-trajnerit të kombëtares prekën kulmin. 70-vjeçari është rikthyer në stol dhe është gati për të nisur eksperiencën e re. Ventura është zgjedhur trajneri i ri i Kievos, ekip me të cilin ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare, dukë zëvendësuar të shkarkuarin D’Ana.

Ekipi veronez nuk ka arritur akoma fitoren e parë në kampionat dhe numëron dy barazime në tetë javë. Kievo renditet në vendin e fundit në renditje në kuotën e -1 pikëve, duke llogaritur dhe dënimin me tre pikë për shkak të manipulimeve në bilancin e klubit.

Ventura ka një eksperiencë të madhe në futbollin italian, ndërsa mbahet mend për një sezon fantastik me Barin në vitin 2009, ndërsa në sezonin 2013-2014 arriti të rikthejë Torinon në Europa League, duke arritur të dërgojë ekipin “Granata” në fazën çerekfinale të kompeticionit.

Ai është prezantuar gjatë ditës së sotme nga presidenti Kampedeli, ndërsa klubi i Kievos ka zyrtarizuar emërimin e Venturës në stolin e ekipit, nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale.

Zyrtare: XhanPiero Ventura është trajneri i ri i Kievo Veronës. Marrëveshje dy-vjeçare, bashkë me Venturën vjen dhe zëvendës trajneri Salvatore Sulo dhe përgatitësi atletik Alesandro Inoçenti. Një mirëseardhje e ngrohtë nga gjithë nga e gjithë bota verdheblu”, shkruan klubi i Kievos për trajnerin e ri të ekipit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *