Zyrtare/ “Ushtar“ Telushi nuk vonon për të gjetur ekipin e ri, hedh firmën në kontratë me klubin shqiptar

Nuk ka vonuar shumë dhe Bruno Telushi ka gjetur klubin e tij të ri. Pas ndarjes me Partizanin, gjë të cilën vetë mesfushori u shpreh hapur se nuk e dëshironte, tashmë vjen zyrtarizimi me Kukësin. “Ushtar“ Telushi bashkohet kështu sërish me trajnerin Gega, i cili e kishte nën urdhërat e tij kur shpalli kampion “Demat e kuq“.

Kukësi bën me dije se lojtari 29-vjeçar ka hedhur firmën në një kontratë 2-vjeçare dhe se ka udhëtuar ditë ne sotme drejt Tropojës. Aty klubi po zhvillon seancën përgatitore për përballjen kundër Slavias së Sofies në kualifikueset e Europa League dhe mesfushori do i bashkohet menjëherë grupit për t’u vendosur në dispozicion të trajnerit Gega./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online