Sadiku shijon frytet e 13 golave, sulmuesin shqiptar e kërkojnë 2 klube në Spanjë

E ardhmja e Armando Sadikut mund të vijojë të mbetet në Spanjë, gjë që është edhe dëshirë e tij. Pas sezonit mjaft pozitiv në radhët e Malagas, ku shënoi 13 gola, Levante e dinte se ofertat nuk do të mungonin për të. Dhe ashtu ndodhi, teksa lojtari kuqezi po shijon frytet e rrjetave të tundura. Aris i Selanikut dhe Pogoni në kampionatin polak kanë paraqitur ofertat e tyre, ndërsa së fundmi një interes nga La Liga2 ka lindur sërish.

Këtë herë bëhet fjalë për Tenerifen dhe për Sportingun e Gijonit. Të dyja klubeve u ka bërë përshtypje sulmuesi shqiptar në sezonin që lama pas dhe po shohin mundësinë për ta pasur pjesë të tyre për të ndihmuar në sulmin e skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online