“Pse jo në grupet e Championsit”? Egbo për Europën: Te ky objektiv kam shumë besim, Mici? Çdo lojtar është i mirëpritur

Pas suksesit të jashtëzakonshëm duke fituar kampionatin shqiptar, tashmë Egbo kërkon një tjetër objektiv, megjithëse paksa i pabesueshëm për t’u arritur. Grupet e Champions League nuk janë prekur asnjëherë nga një klub shqiptar, por trajneri nigerian shprehet se do të japin maksimumin për të qenë pjesë e tyre, madje sukses do të ishin edhe grupet e Europa League.

Në një prononcim për mediat, Egbo flet për bardheblutë përpara sfidës së parë në rrugëtimin europian, ku kundërshtarin e parë do të kenë Dinamon e Tbilisit. Sipas Egbosë boshti kampion i skuadrës është ruajtur, ndërsa kërkohet edhe pak kohë që afrimet e reja të përshtaten me pjesën tjetër të lojtarëve. I pyetur për Micin, tekniku i bardhebluve mohon të ketë diskutuar për të, por në fund i lë një derë të hapur, teksa shprehet se çdo futbollist është i mirëpritur.

“Është një ndeshje e vështirë. E para luajmë në fushën e tyre, që e kanë pak më tepër avantazh. E dyta është se kanë filluar kampionatin. Janë në javën e 9, nesër luajnë javën e 10. Nga ana psikologjike dhe praktike mendoj që janë pak më lartë se ne. Por sa mbaruam edhe ne kampionatin, nuk jemi jashtë ritmit. Kemi dhe disa lojtarë të rinj që kanë ardhur dhe të shohim deri në momentin e fundit si do përshtatet me ekipin.

Largimet janë diçka që ndodhin. Ka nga ata që duan të vazhdojnë, ka nga ata që duan të shohin punën e tyre me ekipe të tjera. Besojmë se kemi bosht ekipin që ka dalë kampion. Nevojiten 3 lojtarë që të zëvendësojnë ata që kanë ikur dhe jemi në rregull. Normalisht që duhet shumë kohë. Shumica kanë qenë në kampionat që ka mbaruar në mars apo prill, ndërsa ne e kemi mbyllur në gusht. Lojtarët që kanë qenë kanë formë pak më të mirë se ata që kanë ardhur.

Mici? Nuk e di ku e keni dëgjuar. Merrem me ata lojtarë që kam këtu. Nuk kam folur me asnjë njeri për Micin. Me sa kam diskutuar me klubin, nuk kemi diskutuar për Micin. Kemi 2 lojtarë në atë pozicion. Nuk dihet çfarë mund të ndodhë në ditët në vazhdim. Jemi në Champions League dhe në kampionat ka shumë ndeshje për t’u luajtur. Çdo lojtar është i mirëpritur nëse kemi nevojë për atë lojtar.

Sa larg shkojmë në Champions? Ne do bëjmë të pamundurën, të japim maksimumin tonë dhe të tentojmë pse jo të shkojmë deri te kualifikimi në grup. Ose maksimumi edhe kualifikimi në grupet e Europa League, është ai objektivi që kam shumë besim dhe do luftojmë me 100% tonë gjatë gjithë kohës, që në ndeshjen e parë“, ka deklaruar Emanuel Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online