Zyrtare/ U largua pas sherrit me trajnerin, Baloteli vihet nën urdhërat e arkitektit të Shqipërisë së Europianit

Mario Baloteli ndërron skuadër për të 11-n herë në karrierën e tij. Sulmuesi italian është larguar nga Turqia, ku pak ditë më parë u bë protagonist i një sherri me trajnerin e tij pas përfundimit të ndeshjes. Me sa duket ky incident ka bërë që në klub të mos ketë vend për të dy, prandaj 32-vjeçari është vënë në kërkim të një aventure të re.

Ish-lojtari i Interit është prezantuar së fundmi në radhët e Sionit në kampionatin zviceran. Baloteli do të jetë në urdhërat e arkitektit të suksesit historik të Kombëtares shqiptare në Euro 2016. Bëhet fjalë për Paolo Tramexanin, që mban postin e trajnerit te Sioni. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë eksperienca mes tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online