VIDEO/ U përball me depresionin dhe tashmë i dha fund me Atalantën, Iliçiç merr trajtimin e një legjende në Bergamo

Josip Iliçiç nuk do të jetë më pjesë e Atalantës. Lojtari slloven kaloi 5 vite të mbushura plot me sukses, duke shkruar epokën më të ndritur në historinë e klubit italian. Por tashmë e vetmja gjë që i lidh së bashku, janë kujtimet e së shkuarës. Iliçiç dhe Atalanta kanë ndërprerë kontratën me mirëkuptim të dyanshëm dhe 34-vjeçari del në treg si lojtar i lirë. Viti i fundit nuk ka qenë i lehtë për sllovenin, i cili u përball edhe me depresionin pas tradhëtisë së bashkëshortes së tij.

Por tifozët dhe klubi i qendruan pranë në çdo moment dhe të njëjtën gjë e kanë bërë edhe mbrëmjen e djeshme, kur sulmuesi i ka dhënë lamtumirën. Josip Iliçiç ka marrë trajtimin e një legjende përpara nisjes së ndeshjes kundër Torinos. Shokët e skuadrës kanë formuar korridorin e respektit për të, ndërsa tifozët kanë brohoritur të gjithë në kor emrin e tij.

Sigurisht që emocionet kanë qenë të forta dhe ndarja nuk is the e lehtë për 34-vjeçarin, sytë e të cilit u përlotën teksa po përshëndeste tifozerinë. Iliçiç ka një meritë kryesore në ngritejen e Atalantës së Gasperinit në majat e futbollit europian, pasi në 5 vitet e tij në Bergamo ka zhvilluar 173 ndeshje, ka shënuar 60 gola dhe ka dhënë 44 asiste./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online