Zyrtare/ U cilësua si truri i mesfushës në “Abissnet Superiore”, Kukësi ndan rrugët me lojtarin

Pas largimit të trajnerit Diego Longo, Kukësi ndan rrugët edhe me Pablo De Lucas-in. Spanjolli ishte një vlerë e shtuar për skuadrën verilindore, aq sa u cilësua edhe si truri i mesfushës në “Abissnet Superiore”. Por kontrata mes tij dhe Kukësit ka përfunduar në fund të këtij sezoni dhe palët kanë vendosur të mos rinovojnë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi kuksian përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

“FK Kukësi njofton se pas bisedimeve me mesfushorin spanjoll Pablo De Lucas, është vendosur të ndërpritet bashkëpunimi mes palëve. Kontrata e futbollistit përfundoi me fundin e sezonit dhe palët vendosën të mos rinovojnë. FK Kukësi e falënderon mesfushorin De Lucas dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kukësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online