Zyrtare/ Vetëm një ditë pasi i siguroi mbijetesën në Superiore, Ramadani largohet nga Egnatia

Nuk ka zgjatur shumë festa për Zekirija Ramadanin. Ditën e djeshme i siguroi Egnatias qendrimin në “Abissnet Superiore“ edhe për një tjetër sezon në “play out”-in me Korabin, por ditën e sotme ka njoftuar largimin e tij nga roli i trajnerit. Nëpërmjet llogarisë së tij në “Instagram”, Ramadani ka bërë me dije se mes tij dhe drejtuesve të klubit rrogozhinas nuk është gjetur gjuha e përbashkët dhe për këtë arsye nuk do të ketë bashkëpunim mes tyre.

“Të dashur miq, dua t’u informoj se sot përfundimisht mbyllëm bashkëpunimin me KF Egnatian. Ishte një sezon me shumë vështirësi, por të gjithë bashkë siguruam edhe një sezon Superioren. Dua që ti falenderoj të gjithë ata që ishin me mua në këtë rrugëtim: Punëtorët e fushës, stafin tim, ish-drejtorat e klubit, futbollistët që dhanë gjithçka për këtë arritje… Faleminderit “Ultras Egnatia” për mbështetjen që na dhatë. Falemindeti President Agim Demrozi që ishte gjithë kohën afër ekipit. Suksese në kampionatin e radhës”, ka shkruar Zekirija Ramadani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online