“Le të krijojë një grup me 5 ekipe”, ish-kapiteni i Skocisë habit para “play off”-it: FIFA të dërgojë Ukrainën në Botëror

Ukraina luan sot finalen e “play off“-it kundër Skocisë, ku do të përcaktohet edhe Kombëtarja që do të luajë në Botëror në fund të këtij vit. Ish-kapiteni i skocezëve, Graeme Souness, ka çuditur me kërkesën e tij. Tashmë në rolin e analistit, Souness është shprehur për mikrofonin e “Sky Sports” se FIFA duhet të dërgojë Ukrainën në Botërët pavarësisht rezultatit të sotëm. E gjitha kjo për shkak të lu.ftës që populli i tyre po zhvillon me Rusinë.

“Ajo që po ndodh në Ukrainë tani është çështje jetë a vd.ekje. Jemi dëshmitarë të fotove që nuk i kam parë kurrë më parë në jetën time. Po ndodh katër orë larg nesh. Mund të na ndodhë ne herën tjetër. Kështu që duhet të ngrihemi dhe të mbështesim Ukrainën. Për mua ajo që duhet të bëjë FIFA është që të thojë: ‘Nuk ka rëndësi çfarë ndodhi këtu sot. Ky ekip duhet të shkojë në Kupën e Botës’. Krijoni një grup me 5 ekipe diku. Ukraina duhet të shkojë në Kupën e Botës”, ka thënë Graeme Souness./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online