Zyrtare/ Transferim i bujshëm i Egnatias, afron lojtarin e dalë nga Sasuolo dhe që luan në Slloveni

Egnatia po investion me seriozitet në këtë merkato verore. Klubi rrogozhinas po përpiqet të ndërtojë një grup sa më të fortë, në mënyrë që të zhvillojë një paraqitje sa më dinjitoze në debutimin e tyre në Europë. Fituesit e Kupës së Shqipërisë ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme një transferim mjaft të rëndësishëm.

Egnatia ka firmosur me talentin shqiptar, Alesandro Ahmetaj. 23-vjeçari e ka nisur karrierën e tij me moshat e Sasuolos, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e ND Goricës në Slloveni.

“Futbollisti Ahmetaj është lojtari më i ri i ekipit tonë. Pasi ka firmosur kontratën me klubin për 2 vitet e ardhshme, ai është bashkuar ekipit në stërvitje”, ka bërë me dije klubi Egnatia në faqen zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online