Zyrtare: Toro në Shqipëri, Laçi del me njoftim

Laçi ishte në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe së fundmi ka mbyllur marrëveshjen me kilianin Sebastian Toro. Futbollisti 28-vjeçar ka mbërritur dje në Shqipëri, ndërkohë që klubi bardhezi e ka zyrtarizuar pjesë të ekipit për sezonin e ardhshëm futbollistik.

“Sebastian Toro, blerja e parë zyrtare e KF Laçi pas ndeshjeve të Europa League. Lojtari ka qenë pjesë e skuadrave elitare në Kili dhe Kolumbi, gjithashtu ka qenë pjesë e kombëtares kiliane. Mirë se vjen Sebastian Toro”, shkruhet në njoftimin e klubit kurbinas.

Pritet që Laçi të bëjë edhe disa afrime të tjera dhe drejtuesit po bisedojnë me disa futbollistë jashtë vendit. Momentalisht po kërkohet një sulmues qendror, por edhe një anësor. Gjithashtu një mbrojtës qendre dhe një për krahun e majtë janë objektiva të kurbinasve në merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online