Zyrtare/ Tirana përforcohet para ndeshjeve në Conference League, merr lojtarin nga Kastrioti

Lukman Olayemi Huseein do të jetë zyrtarisht pjesë e Tiranës. Lojtari që së fundmi ishte pjesë e Kastriotit ka firmosur për dy sezone me skuadrën e bardhebluve. Ndërkohë për vetë klubin shihet si një përforcim i mirë para ndeshjeve të Europës me Zrinjski në Conference League.

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Lukman Olayemi Hussein. 25 vjeçari ka firmosur sot me klubin dhe do të jetë pjesë e kampit të kampionëve për dy sezonet e ardhshme. Mesfushori do të dalë sot në seancën stërvitore për tu prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik. I urojmë suksese me fanellën bardheblu”, shkruan Tirana në rrjetet sociale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *