Rezultoi dështimi më i madh për Realin e Madridit, Jovic zgjedh ekipin e ri në Serinë A: Dua të bëhem si Cristiano Ronaldo

Luka Joviç u transferua 2 vite më parë te Realin e Madridit dhe nga shumë tifozë shihej si zëvendësuesi i denjë i Cristiano Ronaldos. Megjithatë sulmuesi serb nuk arriti të gjejë ritmin e pasur në Bundesligë, duke qëndruar në të shumtën e herëve në pankinën rezervë. Ditën e djeshme, Joviç u transferua në Seria A tek Fiorentina.

Edhe pse nga kampionët e Europës shkoi në një skuadër që lufton për mesin e tabelës, Joviç vendosi ta ngrejë veten në piedestal, duke thënë me krenari se zgjodhi numrin 7, pasi shpreson të bëjë po aq mirë sa Ronaldo në Seria A.

“Zgjodha numrin 7, pasi të tjerët nuk më pëlqenin. Shpresoj të më japë fat. Cristiano Ronaldo është idhulli dhe shpresoj të bëjë po aq mirë sa ai. Jam duke pritur me padurim fillimin e sezonit”- u shpreh Luka Jovic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online