Fitimi i kampionatit duket çështje kohe dhe Tirana ka vendosur të kthejë vështrimin nga e ardhmja. Klubi bardheblu ka nisur të mëndojë që tani për sezonin që do të pasojë, teksa ka arritur të bindë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të hedhë firmën në kontratën e re. Erjon Hoxhallari do të jetë pjesë e Tiranës edhe sezonin e ardhshëm dhe këtë e konfrimon vetë klubi përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale.
“Erjon Hoxhallari është lojtari i parë që rinovon sërish me Tiranën. Kapiteni pas një sezoni të suksesshëm ka arritur dakordësinë me klubin për të qënë edhe në vazhdim pjesë e ekipit. Numri 22 i bardhebluve do të vijojë të mbajë veshur fanellën më të bukur në botë. Suksese Erjon!“, njofton klubi i Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram