ZYRTARE/ Tifozët mund të festojnë! Demi i’a plotëson dëshirën Sormanit, Partizani merr vendimin

Nga Klaudio Ndreca

Tifozët e Partizanit mund ta nisin lirisht festën pasi trajneri që po e dëmtonte ekipin me rezultate negative është shkarkuar. Vendimi është marrë që në ditën e djeshme, por për të shuar të gjitha dyshimet vjen edhe zyrtarizimi i klubit.

Nëpërmjet një njoftimi në faqjen e “Facebook”, të kuqtë shkruajnë se është shkëputur kontrata e bashkëpunimit me trajnerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovani Mazzella dhe Gabriele Faccia.

Pikërisht italianët që zgjodhën të braktisnin Partizanin në derbin kundër Tiranës, me justifikimin se duhej të ruheshin nga pandemia kur në skuadër kishin dalë disa raste pozitiv me COVID. Presidenti Demi ia plotëson dëshirën Sormanit, vetëm se nuk do të jetë më e nevojshme për t’u kthyer dhe do të largohet përgjithmonë nga Partizani. Kështu mund të ruajë veten dhe të shpëtojë klubin për të mirën e përbashkët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online