Ekskluzive/ Parashikoi fundin e Sormanit, Luga: Luste Zotin që të vinte te Partizani, Ilir Daja është zgjedhja më e mirë

0

Nga Klaudio Ndreca

Adolfo Sormani bëri një rikthim te Partizani mes zhgënjimesh, ndërsa u shkarkua nga presidenti Demi ende pa u mbyllur sezoni. Presidenti i të kuqëve kishte shumë besim në aftësitë e këtij tekniku aqsa kërkoi një kontratë edhe më afatgjatë me të, por do të ishte vetë Sormani që zgjodhi të mos bëheshin shumë plane të largëta.

Sikur të parandiente fundin e tij, teksa tifozët i ka pasur kundër për rezultatet dëshpëruese të skuadrës gjatë kësaj periudhe. Për të vazhduar me braktisjen që i bëri ekipit në derbi dhe që solli largimin përfundimtar.

Që në kohën kur Adolfo Sormani ishte duke u prezantuar te Partizani dhe pa bërë ende ndeshjen e parë, Ergys Luga ka folur për “Sport Ekspres” dhe e ka quajtur një zgjedhje të gabuar, pasi deti nuk duhej që të kalohej më kot me not. Fjalë këto që kanë hasur edhe shumë polemika me tifozët që kishin shpresa te Sormani.

Koha e tregojë më së miri vërtetësinë, ndërsa në prononcim për “Sport Ekspres”, Luga sqaron edhe njëherë të fundit këtë çështje. “Sormani kishte ikur pa ardhur. Një trajner i këtij niveli duhet të kërkohet dhe jo të kërkojë vetë ai skuadër. Kur filluan spekullimet që do ikte Lerda dhe përflitej Sormani, po luste Zotin që të vinte te Partizani. Puna jonë varet nga rezultatet tona dhe jo dështimi i kolegëve. Është trajner i mirë, por aplikimi i përdorur prej tij u duk që në ndeshjen e parë që nuk i përshtatej kampionatit tonë dhe nuk surprizonte askënd. Në Shqipëri po shtohet konkurrenca e trajnerëve dhe për mua Daja do të aplikohej më së miri te Partizani nëse arrihet marrëveshja”, u shpreh Luga. /Sport Ekspres/

Fjalët e Lugës para prezantimit të Sormanit

“Kjo metoda e trajnerëve italian është pak e ekzagjeruar për faktin se ka plus minuset e veta. Pa dashur të hedh poshtë metodën e tyre që normalisht është pak më e specializuar se ajo shqiptare. Duhet theksuar çeshtja më e rendesishme që është njohja e terrenit ku punojnë këta trajnerë. Në kontekstin e politikave dhe objektivave që ka klubi Partizanit është menduar si metodikë pune që të merren italianët si timonierë të ekipit, duke u anashkaluar puna e trajnerëve shqiptarë që për mendimin tim është pak si e tepruar që të kalohet Adriatiku me not, duke qenë se Shqiperia ka trajnerë që pikërisht lektorët me të njohur italian vijnë dhe japin diplomat e Uefa-s. Pa u futur në llogaritë se si u shkarkua Sormani 3 vite më parë e dimë shumë mirë që futbolli nuk është shkencë ekzakte që të mundohemi të bëjmë paranteza”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.