Zyrtare, Teuta përforcohet me një mbrojtës maqedonas

Teuta e Durrësit ka nisur fuqishëm merkaton e janarit, sepse ditën e djeshme nisi punën me trajnerin Stavri Nica dhe gjithashtu është thuajse zyrtar afrimi i mesfushorit Ilir Mustafa nga Liria e Prizrenit.

Sot vjen zyrtarizimi i parë i janarit, sepse mbrojtësi Bojan Gjorgievski është futbollisti më i ri i Teutës. Bëhet fjalë për një mbrojtës 25-vjeçar nga Maqedonia, i aftë të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, por sidomos në të djathtë.

Gjorgievski ka qenë pjesë e kombëtareve U-19 dhe U-21 të Maqedonisë, ndërsa CV-ja e tij është e tejmbushur, për moshën që ka. Që 17 vjeç nisi të luante rregullisht me Vardarin, provoi edhe një aventurë në Letoni me Skonton e Rigës, më pas për disa vite me Metalurgun e Shkupit dhe në sezonet e fundit ka ndryshuar shpesh ekip, nga Turnovo, te Neftohimik në Bullgari, nga Pobeda te Maçva Shabac në Serbi, klubi i tij për këtë sezon, ku nuk ka luajtur shumë.

Tani Gjorgievski firmos për një vit me Teutën dhe duket një goditje e shkëlqyer, pasi bëhet fjalë për një lojtar me shumë eksperiencë, që ka luajtur shumë ndeshje edhe në Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online