Lena i bllokuar nga rregullorja, kërkon ekip në Suedi

Nijas Lena nuk mund të aktivizohet në kampionate evropiane që janë në gjysmën e rrugës, si Shqipëria, pasi është aktivizuar në dy klube prej 1 korrikut 2017 dhe nuk lejohet të bëhet pjesë e një klubi të tretë. Për pasojë, rregullorja e detyron të kërkojë ekip në kampionate që nuk kanë nisur ende dhe një prej tyre është kampionati suedez, që nis në pranverë (nëse nuk kthehet te Kukësi).

Mesfushori, i cili në fund të vitit të shkuar mbylli kontratën me Teutën, ka qenë në Suedi për festat e fundvitit dhe ka vijuar stërvitjen aty, ndërkohë që ka pasur kontakte me disa klube suedeze. Sipas Supersport, Goteborg dhe Gais janë dy klube të interesuar për Lenën, i cili ka ende disa javë kohë për të vendosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online