Zyrtare/ Teuta kryen transferimin e rëndësishëm në sulm, firmos ne lojtarin që ka luajtur në Rumani dhe në Ukrainë

Teuta ka zyrtarizuar sot përforcimin e rëndësishëm në repartin e avancuar. Klubi durrsak ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se ka arritur marrëveshjen me Realdo Filin. Ky i fundit ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, ndërsa së fundmi ka provuar disa eksperienca jashtë Shqipërisë. Ai ka qenë pjesë e Botoshanit dhe Çernomorets Odesës, si dhe ka një përvojë të gjerë edhe në Superiore me ekipe si Partizani, Luftëtari dhe Skënderbeu.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi, Realdo Fili është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 1 vjeçare me lojtarin 27 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Çernomorets Odesa në Ukrainë. KF Teuta i uron mirëseardhje sulmesit Fili dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, ka njoftuar klubi Teuta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online