LAJM I FUNDIT/ Partizani bën goditjen në merkato, zyrtarizon kapitenin e Kukësit

Partizani vijon të zyrtarizojë transferime cilësore përpara nisjes së tureve kualifikuese në kompeticionet e UEFA-s. Afrimi i radhës është në repartin e mesfushës. Klubi kryeqytetas ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se ish-kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi do të jetë pjesë e tyre. Taipi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

“Partizani zyrtarizon afrimin e Gjelbrim Taipit në skuadër. Mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos. Taipi pas 3 sezoneve pozitive te Kukësi, ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me kampionët e Shqipërisë. Mesfushori menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën e sotme stërvitore”, ka njoftuar klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online