Kukësi ka zyrtarizuar një tjetër nënshkrim në merkaton e verës. Këtë herë bëhet fjalë për Zenel Gavazajn. Prej muajsh mesfushori po stërvitej me verilindorët, ndërsa sot ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. Në stërvitje do të dalë që në ditën e nesërme, me drejtuesit e klubit që i jap Skënder Gegës një tjetër talent në duar.
Zeneli ka pësuar një dëmtim që i ka prishur jo pak punë gjatë sezonit që lamë pas, por tashmë kjo i përket së shkuarës dhe te ky futbollist premtohet një ardhme e madhe. Në skuadër do të gjejë edhe vëllain e tij, Enisin, për të nisur kështu rrugëtimin drejt Europës me fanellën e Kukësit. /Sport Ekspres/