Në Shkodër kërkojnë eksperiencë të huaj, një ish-lojtar i Bundesligës pranë stolit kuqeblu

Hysen Dedja e kreu me sukses detyrën e tij si një trajner i përkohshëm i Vllaznisë, të cilën ia doli ta mbante edhe për vitin tjetër në Superiore. Megjithatë duket se në Shkodër nuk po mendojnë t’i besojnë sërish stolin, teksa në skenë ka dalë një kroato-gjerman. Thomas Brdariç është emri që po shkon pranë pankinës së kuqebluve.

“ShkodraSport“ zbulon se ish-futbollisti pritet të zbarkojhë këto ditë në Shkodër, ku do të takohet me drejtuesit e klubit për të gjetur gjuhën e përbashkët në këtë bashkëpunim. Brdariç është një emër i njohur i futbollit, që në të shkuarën ka mbajtur veshur fanellën e disa klubeve gjermane si Shtutgarti, Fortuna e Dyzeldorfit apo edhe Bajer Leverkusen. Me sa duket Vllaznia është në kërkim të një eksperience të huaj për të vënë jetë planin e ringjitjes së klubit në majat e futbollit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online