Bekim Balaj ishte me valixhet në duar, trajneri i ri e kthen nga rruga: Interesant si lojtar!

Nga Klaudio Ndreca

Ekipi i Sturm Graz ka dështuar keqazi në Austri, teksa kur po vazhdohej me përballjet më të rëndësishme të sezonit për ndarjen në Europë, aty erdhi edhe “rrëshkitja” e pakuptueshme. Në 10 takimet e zhvilluara ka marrë 9 humbje dhe vetëm 1 fitore, duke sjellë njëkohësisht edhe largimin e trajnerit. Bekim Balaj ishte gjithashtu me valixhe në duar pasi nuk arriti të përmbushte pritshmëritë e tifozëve dhe drejtuesve. Vetëm 6 gola të shënuara në kampionat dhe vendi i titullarit po humbje, për t’i zhgënjyer të gjithë te Sturm.

E teksa pritej zyrtarizimi për largimin e Balajt, gjithçka ka ndryshuar me ardhjen e teknikut të ri, Christian Ilzer. Ky i fundit beson shumë në aftësitë e sulmuesit shqiptar dhe nuk dëshiron largimin e tij. “Për mua Balaj është një lojtar shumë interes dhe sjellë shumë vlera. Dua ta njoh këtë futbollist më tepër në javët në vazhdim. Ajo që menjëherë vështrohet tek ai është forca dhe protagonizmi në fushën e lojës. Por natyrisht vura re edhe disa pika në lojën e tij që duhet të punojmë së bashku për të rritur efektivitetin”. Nga ana tjetër edhe drejtori sportiv Andi Shicker i ka mbyllur derën largimit të mundshëm: “E vlerësoj Bekimin dhe jam i bindur për të, na përshtatet si karakter. Nuk po shqyrtojmë asgjë mbi largimin e tij”, u shpreh Shicker. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online