Zyrtare: Sulmues malazez nga Malta për Kamzën

Kamza bën zyrtar edhe afrimin e parë në merkato. Pas rinovimeve të kontratave me Bruno Arrabal dhe Igor Çukoviç, tanimë vjen momenti për t’i vënë në dispozicion një sulmues trajneri Bledar Devolli. Klubi i Kamzës ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Ognjen Roloviç.

Malazezi ka qenë pjesë e Birkirkara vjet dhe ka shënuar 3 gola në elitën e futbollit maltez në tetë ndeshje. Sulmuesi është 24-vjeç dhe në të shkuarën ka qenë pjesë OFK Titigrad. Kercem Ajaks, ekip që garon në ligën e katërt në Maltë, zotëronte kartonin e tij dhe e kishte huazuar te Birkirkara.

Roloviç nuk ka ndonjë karrierë të pasur, por mbetet për t’u parë se si do të ecë në Superiore. Do të jetë një mundësi e mirë edhe për të për të treguar se sa vlen. Momentalisht është i vetmi sulmues te Kamza, por drejtuesit po punojnë për të sjellë edhe të tjerë lojtarë cilësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *