Zyrtare, Starova jep dorëheqjen!

0

Sulejman Starova nuk është më trajneri i Partizanit. Sot në mbrëmje, pas një takimi me presidentin Gaz Demi, trajneri i të kuqëve, nisur edhe nga kontestimet e tifozëve, ka vendosur që të heqë dorë dhe tashmë do të vazhdojë të jetë brenda organigramës së klubit, por në një tjetër rol. Starova mori drejtimin e Partizanit në vitin 2015 dhe arriti dy herë të dilte në vend të dytë në renditjen e kampionatit, duke udhëhequr skuadrën deri në play off të Europa League dhe duke arritur kualifikimin magjik në turin e tretë të Champions, pasi kaloi në turin e dytë Ferencvaroshin e Hungarisë.

Tashmë, pritet që të kuqtë të nisin zyrtarisht bisedimet me ish-trajnerin e Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.