Tashmë është zyrtare. Sidrit Guri ka firmosur me Istanbulsporin. Sulmuesi i Shkëndijës i bashkohet shqiptarëve të tjerë, si Rroca, Et’hemi apo Topalli në radhët e klubit verdhezi, që këtë sezon luan në elitën e futbollit turk. Guri ishte një dëshirë e Partizanit në këtë merkato, ku pati edhe një takim mes tij dhe drejtorit sportiv, Marinit.
Por në fund sulmuesi shqiptar nuk mund të refuzonte një ofertë të tillë nga Stambolli për të luajtur në një kampionat më të fortë. Guri ka nënshkruar për tre vite me Istanbulsporin, duke bërë një hap përpara në karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/